“Corriere della Sera”: Shqipëria, surpriza e verës 2016
Mjaft me kanabis dhe përgjime! Është koha për plazh! Nuk eksportojmë vetëm lajme të këqija drejt Italisë.
E përditshmja “Corriere della Sera” shkruan se Shqipëria është surpriza e verës 2016.
“Nga një destinacion gri, në një destinacion top,” shkruan gazeta.
“E kush do e kishte menduar se Shqipëria do bëhej një nga destinacionet verore evropiane të momentit, duke bërë debutimin për herë të parë këtë vit në shumë katalogë të operatorëve turistikë,” vijon shkrimi.
“Nëse keni dëshirë të vizitoni një vend ndryshe, siç kanë bërë vitet e fundit shumë të rinj italianë në kërkim të destinacioneve alternative dhe me kosto të ulët, Shqipëria është ajo që u duhet,” thekson gazeta.
“Corriere” publikon edhe një fotogaleri të posaçme me plazhet më të bukura të jugut të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

