Costa dhe Kallas vizitojnë Ukrainën në ditën e parë të detyrës

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas vizituan sot Kievin për të treguar mbështetjen e BE-së për Ukrainën dhe kjo në ditën e tyre të parë në detyrë.

Gjatë vizitës së tyre shumë simbolike, dyshja planifikon të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ta sigurojë atë për mbështetjen e Bashkimit Evropian në luftën gjithëpërfshirëse të Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt 2022.

“Ne erdhëm për të dhënë një mesazh të qartë se ne qëndrojmë me Ukrainën dhe ne vazhdojmë të japim mbështetjen e plotë për të”, tha Costa.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kjo përfshin edhe mbështetje humanitare, financiare, ushtarake dhe diplomatike”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se një temë, përveç konfliktit aktual, do të ishte “e ardhmja e tyre e përbashkët evropiane” dhe integrimi i planifikuar i Ukrainës në BE.

Costa dhe Kallas të dy zyrtarisht morën detyrën orë më parë, në mesnatë, së bashku me ekipin e ri të komisionerëve nën mandatin e dytë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ata zëvendësojnë ish-presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryediplomatin e mëparshëm të bllokut Josep Borrell, pas zgjedhjeve të BE-së në qershor.

Vizita e dy zyrtarëve të BE-së vjen në një moment veçanërisht të vështirë për Ukrainën.

Në lindje të vendit, forcat ruse kanë arritur përfitime të konsiderueshme territoriale.

Në të njëjtën kohë, është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë nivelin aktual të mbështetjes, pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald Trump të marrë detyrën në janar.

Nëse nuk do të jetë kështu, vendet evropiane do të duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën që të vazhdojë luftën e saj mbrojtëse.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se ishte thelbësore që Evropa t’i tregojë Ukrainës se qëndron në krah të saj.

”Situata në fushën e betejës është shumë, shumë e rëndë”, tha ajo./  a.jor. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?