Covid-19/ 21 fëmijë në Shqipëri janë prekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Me këto raste numri total i të infektuarëve ka shkuar në 584.

Ndërkohë mësohet se që prej shpërthimit të pandemisë në vend janë infektuar gjithsej 21 fëmijë. Asnjë nga ta nuk ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe nuk janë shtruar në spital.

Kujtojmë se zonat më pë prekura së fundmi nga koronavirusi, janë Tirana, Shkodra, Kruja dhe Laçi.

Dy qytetet e fundit janë bërë vatër infeksioni për shkak të fasonerive, ku numri i të infektuarëve vjen nga këto kompani.

SHKARKO APP