Covid-19, bashkia Lezhë alokon 800 mln lekë: Shtyhet pagese e taksave deri në 30 qershor
Bashkia Lezhë ka alokuar 80 milion lekë reja të cilat do ti shtohen fondit të emergjencës, për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Po ashtu kjo njësi vendore ka vendosur shtyrjen e pagesave të të gjitha taksave dhe tarifave vendore deri më 30 qershor si dhe faljen e tarifave të shërbimeve publike për kategoritë e familjeve në nevojë për periudhën që do zgjasë emergjenca e krijuar nga Covid-19.
Këto propozime të Bashkisë u miratuan këtë të martw nga Këshilli Bashkiak, nw një mbledhjen të jashtëzakonshme e cila u zhvillua online si mase mbrojtëse dhe nw zbatim tw rregullave për mbrojtjen nga Covid-19.
Bashkia do të bëjë falje në masën 20% të vlerës së përgjithshme të tarifës së shërbimit publik, për kategoritë e taksapaguesve që nuk kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre, referuar urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa edhe penalitetet për mos respektimi i rregullave për shërbimet nuk do jenë në nivelin maksimal.
Me këtë pakete ekonomike kryebashkiaku Pjerin Ndreu, thotë se synohet t’u vihet në ndihmë të gjithë kategorive taksapaguesish, duke nisur nga qytetaret e thjeshte dhe bizneset që operojnë në territorin e kësaj njësie vendore, për shkak se kjo periudhe izolimi ka sjellë vështirësi të shumta për të gjithë.
Gjithashtu Bashkia Lezhë ka vijuar mbështetjen për familjet në nevoje, të cilat janë në vështirësi të shumta ekonomike. Fale bashkëpunimit me biznesin dhe shoqatat e ndryshme, deri tani janë ndihmuar me pako ushqimore rreth 3 mije familje në nevoja dhe është bërë e ditur se mbështetja do të vijoje, pasi kërkesat janë shumë here më të mëdha.
/Ora News