COVID 19 godet në palcë turizmin: Marsi, prilli dhe maji mbyllen me zero. Anulimet e para për qershorin
Turizmi ka marrë një goditje të rëndë nga COVID 19. Enver Mehmeti, përfaqësues i sipërmarrjes në turizëm tha për “Ekopolitikë” në Rtv Ora se muaji mars, prill dhe maj janë mbyllur me zero të ardhura dhe kanë ardhur dhe anulimet e para për qershorin.
Mehmeti: Industria e turizmit është e brishtë, ka mbi 150 mijë punonjës të regjistruar legalisht. Turizmi ka konfirmuar muajin mars zero të ardhura, muajin prill, muajin maj. Sot kemi pasur kancelimet e para të gjithë muajit qershor 100%. Gjermania rezistoi e fundit.Lajmi më kritik është që të gjithë kompanitë e çarterimit, 600 mijë turistë plazhi janë të kanceluar për këtë vit.Me industrinë e turizmit duhet punuar ditë për ditë.