FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Covid-19 ka gjunjëzuar botën, mjekja: Zbatoni masat, mbani maska

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila bën thirrje për respektimin e masave. Në në video mesazh, Duka shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maska, të respektojnë distancën dhe higjienën personale, pasi vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar gjithë botën.

”Ajo që dua tu them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore, mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”.

Kurse vetë ministrja Manastirliu, shkruan se të gjithë duhet të dëgjojnë mesazhin e mjekes dhe të kontriubojnë për të frenuar për përhapjen e Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?