Covid-19 në Shqipëri/Rakacolli: Situata e qëndrueshme, por mbetet delikate

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë u mblodh këtë të mërkurë për të analizuar gjendjes e pandemisë në vend. Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, tha se situata paraqitet e stabilizuar, por delikate.

”Komiteti u mblodh për të vlerësuar indikatorët javorë. Situata në vend paraqitet e stabilizuar, me një ulje të lehtë incidencës, por sërish mbetet delikate”, u shpreh Rakacolli. Nga ana tjetër ajo theksoi se masat do të mbesin të pandryshuara, të paktën deri në javën e ardhshme.

”Mbi shifrat që kemi dhe mbi analizën e shkaqeve dhe situatave, ekspertët mendojnë situata mbetet e qëndrueshme në atë tendencë e vënë re që para një javë për uljen e lehtë të incidencës dhe në numrin e jetëve të humbura, por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën. Kemi menduar se masat të shikohen javën e ardhshme, me përjashtim të faktit, që maturat të fillojnë mësimin në klasë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?