Covid-19/Policia masa ndëshkuese në Fier
Pas Tiranës, qyteti i Fierit renditet i dyti për numrin e lartë të të prekurve me Covid-19. Këtë të dielë policia ka dalë në terren duke këshilluar dhe ndëshkuar çdo person i cili u konstatua pa maskë mbrojtëse. Uniformat blu njoftojnë se gjatë orëve të para të kësaj të diele janë gjobitur 58 persona. Kontrolle të shumta policia ka kryer në parqe si dhe në lagjet qytetit. Mesatarisht në qytetin e Fierit uniformat blu ndëshkojnë rreth 30-40 çdo ditë ku më të pabindurit tregohen të rinjtë.