Covid-19 prek 8 efektivë policie në Tiranë

8 punonjës policie në qarkun e Tiranës janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, që nga përhapja e pandemisë në Shqipëri. Të infektuarit shërbenin pranë recepsioneve të policisë dhe te pritja e qytetarëve. Një pjesë e tyre kanë infektuar edhe familjarët. Pasi u konfirmuan pozitivë, efektivët u vetë izoluan.

Nga hetimi epidemiologjik ka rezultuar se efektivi i Shqiponjave është infektuar gjatë punës në terren, teksa ka shoqëruar qytetarë të ndryshëm në komisariate.  Edhe të infektuarit më herët ishin punonjës policie të cilët shërbenin tek pritja e qytetarëve.

I tillë ishte edhe rasti i një 49 vjeçari, që shërbente në recepsionin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pak javë më parë ai u prek nga Covid-19, teksa ishte në krye të detyrës dhe nfektoi kështu edhe familjarët. Më 17 maj ai ndërroi jetë. Askush nga ata nuk mund të thotë sot se cili ishte shkaku i vdekjes së policit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?