Covid-19, reduktohet për të dytën herë brenda një muaji puna në Gjykatën e Beratit

Gjashtë punonjës të administratës së Gjykatës së Beratit janë karantinuar për shkak se kanë shfaqur shenja të dukshme të Covid-19 dhe për këtë arsye ata kanë kryer edhe tamponin.

Kjo situatë e krijuar brenda Gjykatës së Beratit ka sjellë ditën e sotme edhe marrjen e vendimit për reduktimin e veprimtarisë funksionale të Gjykatës së Beratit,deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që kanë kryer gjashtë punonjësit e kësaj gjykate,përfshi këtu gjyqtarë, sekretare,avokat,punonjës administrate etj.

Që prej ditës së nesërme,Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent, sipas Vendimit të KLGJ-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reduktimi i punës së Gjykatës së Beratit u ndërmor për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19. Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të zhvilluar sot,pasi u shqyrtua situata lidhur me faktin e vetëizolimit të 6 punonjësve të kësaj gjykate,në pritje të testimit për shkak të pandemisë, Gjykata e Beratit vendosi: 1.Reduktimin e veprimtarisë gjyqësore për një periudhë të pacaktuar,duke gjykuar gjatë kësaj periudhe vetë çështje të karakterit urgjent, masat e sigurisë, çështjet civile ku kërkohet detyrimi ushqimor për fëmijët e mitur dhe çështjet në fazën e hetimeve paraprake që kërkojnë pushimin e gjykimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

Menjëherë pas këtij njoftimi, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer edhe dezinfektimin e të gjitha ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?