FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Covid 19/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Berisha ti bërë këtë të mërkurë në ABC se situata pandemike në vendin tonë tashmë është jashtë kontrollit.

Spiropali përmes një postimi në Facebook, ka thumbuar ish kryeministrin ku ka theksuar se ai po e ngatërron aritmetikën me keq se pupaci i vet, duke iu referuar kreut të PD Lulzim Bashës.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, vdekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’di se ç’flet. Ka rënë në delir të thellë. Ka humbur çdo vetkontroll dhe çdo lidhje me realitetin.

Kryeministri i Gërdecit, i panikosur nga humbja e afërt e vetes dhe e zhganit që e rrethon, sikur flet nga ndonjë planet tjetër.

Vrasësi i 21 Janarit po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet.

Don Kishotin e Tranzicionit e kanë lënë ment’ e kokës.

Frikacaku i pashërueshëm s’po sheh nga sytë, s’po dëgjon nga veshët.

Mos u merrni me humbësin e çakërdisur.

Mbani maskën!

Ruani distancën!

Së bashku do fitojmë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?