Covid-19/ Vazhdon dërgimi i vakteve në çdo shtëpi, për të moshuarit e Tiranës

Vazhdon dërgimi i vakteve në çdo shtëpi për të moshuarit e Tiranës, që janë vetëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një statusi në “Facebook”.

Ai shprehet se distanca sociale lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin në këtë situatë alarmante ndaj koronavirusit. Status i plotë: Edhe sot vazhdon dergimi i vakteve dere me dere per te moshuarit e Tiranes qe jane vetem!

Askush s’eshte vetem ne qytetin tone – distanca sociale veç na lehteson betejen, duke mos harruar solidaritetin! Telefono te moshuarit prane teje per kujdes.

SHKARKO APP