Crawford: Shqipëria nuk duhet të presë ndihmë nga ndërkombëtarët

Zv. Presidenti i forumit Republikan jashtë ShBA-së, Mark Crawford i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora u shpreh se Shqipëria nuk duhet të presë ndihmë nga ndërkombëtarët për të zgjidhur ngërçin politik.

I pyetur për ambasadoren e re amerikane Yuri Kim, Crawford tha se prezenca e saj në Shqipëri pritet të sjellë ndryshime në aspektin politik duke nxitur më tej punën e SPAK.

Crawford: Ishte shumë e njohur dhe e lexuar për Shqipërinë pasi e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte këtu. Nuk pres ndonjë habi. Besoj se ajo do sjellë disa ndryshime. Ajo besoj se do të shtyjë dhe SPAK-un. Shqiptarët duhet të votojnë vetë për Shqipërinë, nuk duhet të presin nga amerikanët, apo të vijë një ambasador gjerman apo japonez për t’ju thënë se çfarë duhet të bëni. Ajo përmendi biznesin. Por kjo vjen vetë. Nëse politika stabilizohet, nëse gjykata është në rregull, biznesi vjen vetë.

Ndërsa për sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes ShBA-së dhe Shqipërisë, Crawford thekson se Shqipëria duhet të përmirësojë standartet që t’i hapë rrugë investitorëve të huaj.

Crawford: Duhen përmirësuar standartet. Do të bëhet, nuk flitet se për kohë do të bëhet dhe sa mirë do të zbatohet. Ka interes për Shqipërinë që të intensifikohen marrëdhëniet ekonomike. Ne në Shqipëri nuk jemi duke konkuruar me Kinën ose Brazilin por me fqinjët edhe duhet të jemi konkurentë në rajon. Amerikanët do të vijnë dhe do investojnë. Nëse nuk investojnë në mënyrë direkte do të investojnë në një mënyrë indirekte, përmes kanadezëve, përmes anglezëve edhe përmes bursës.

SHKARKO APP