Credins Bank dhe Ansig nisin shërbim të ri për sigurimin nga tërmetet, një bashkëpunim zvicerano-shqiptar

Credins Bank për herë të parë në Shqipëri mbështet me financim sigurimin nga tërmetet për 500 klientë të saj. Aplikantëve do t’u ofrohet nga banka primi i sigurimit ndaj tërmeteve për një vit. Polica i ofron të siguruarve një pagesë të menjëhershme fikse deri në 200,000 lekë në rast të dëmtimit të plotë të banesës nga tërmeti.

Produkti i ri quhet Swiss Visual Pro dhe ofrohet për konsumatorët shqiptarë nëpërmjet shoqërisë së sigurimit Ansig dhe mbështetet në risigurim nga shoqëria zvicerane e risigurimit Europa Re në kuadër të Programit të Sigurimit të Rrezikut nga Katastrofat Natyrore në Europën Juglindore (SEEC CRIF), financuar nga Sekretariati zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO), departament i qeverisë zvicerane.

Klientët e Credins Bank të cilët kanë qenë të rregullt me pagesat e kredive do të kenë më shumë shanse për të përfituar nga këto 500 polica sigurimi nga tërmetet. Banka po kujdeset që përfituesit të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Credins Bank si banka e parë dhe më e madhe me kapital vendas i jep rëndësi edukimit të klientëve – individë apo biznese – mbi nevojën për t’u siguruar nga risqet. Ndërgjegjësimi mbi mbrojtjen nga risqet natyrore është pjesë e përgjegjësisë sociale të Credins Bank. Duke kombinuar shërbimet bankare me ato të sigurimit krijohet një sinergji pozitive dhe dobi për të gjitha palët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi i ri është vazhdim i një bashkëpunimi të mëparshëm i cili në nëntor 2015 prezantoi për herë të parë në vend produkte sigurimi përmes portalit të shitjes online. https://ere.ansig.al:8484/ere-online/EreOnline. Të interesuarit mund të sigurohen në këtë portal edhe kundër tërmeteve.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë mbi nevojën për sigurim në raste katastrofash si dhe ofrimi i shërbimit me kosto të përballueshme dhe cilësi zvicerane. Pas periudhës një vjeçare të mbulimit klientët do të jenë të lirë të zgjedhin në se duan të vazhdojnë këtë mbulim drejtpërdrejt me kompaninë Ansig.

Iniciativa e ndërmarrë nga Credins Bank është tejet e rëndësishme duke pasur parasysh që Shqipëria është e ekspozuar ndaj problemeve sizmike, ndërkohë që mbulimi në sigurim i rreziqeve natyrore të banesave dhe bizneseve është shumë i vogël. Vetëm 1-2 banesa nga 100 janë aktualisht të siguruara privatisht për katastrofat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?