Çuçi: Do ta dërgojmë mandatin e Xhaçkës për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka deklaruar sot në Kuvend se maxhoranca do të votojë për ta çuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem. Në lidhje me zbatimin apo jo të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë. Ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar çështje në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Çuçi sot në Kuvend.

SHKARKO APP