Çuçi kërkesë homologëve të Ballkanit: Të shmangim vonesat kufitare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë një video konference me Ministrat e Bujqësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se Shqipëria ka kufizuar në minimum periudhën periudhën e inspektimit në pikat kufitare në mënyrë që të mos ketë vonesa në furnizimin me ushqime. Të njëjtën gjë ministri Çuçi kërkoi edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

”Gjatë këtij takimi propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19. Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon, si dhe të komunikohet rregullisht përmes kësaj platforme për iniciativat e reja dhe paketat e politikave për të mbështetur fermerët dhe përpunuesit në këtë periudhë”.

Nga ana tjetër, ministri bëri me dije se krahas masave përkatëse që merr çdo vend në mënyrë të pavarur, është gjithashtu e rëndësishme të dëshmojmë solidaritet dhe të funksionojmë si një treg i vetëm. ”Përmes kësaj platforme të krijuar tashmë, ne do të informohemi reciprocikisht për nismat e qeverive të vendeve tona dhe paketat mbështetëse për sektorin bujqësor, në mënyrë që të minimizojmë efektet e krizës së shkaktuar nga kjo pandemi”.

SHKARKO APP