Çudira shqiptare në Përmet. Dje votuan Ramën, sot protestojnë për mbrojtjen e Vjosës

Qytetarë, aktivistë dhe operatorë turistikë kanë protestuar sot në qendër të Përmetit kundër kërkimeve për naftë dhe gaz natyrorë nga një kompani nafte  në luginën e Vjosës dhe Dishnicës.
Dy ditë më PS, Përmeti dhe Gjirokastra votuan masivisht Partinë Socialiste, një ndër projektet e së cilës ishte dhe ngritja e hidrocentraleve në Vjosë dhe vijimi i kërkimeve për naftë në zonë.

Shumica e operatorëve turistikë në Përmet, Këcyrë, Tepelenë dhe Gjirokastër dolën sot në protestë duke deklaruar se projektet industriale dëmtojnë turizmin. Janë të njëjtët operatorë që në zgjedhje u panë duke bërë fushatë me PS dhe kandidatët e kësaj force politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?