Çudit policia: Nuk e zhvendosëm Ferrarin e zi sepse ishte e ulët

Fotot e momentiti ku efektivët e Policisë Rrugore konstatojnë një makinë luksoze të parkuar gabim dhe hezitojnë ta ngrenë me karroatrec bënë xhiron e rrjeteve sociale gjatë paraditës së sotme duke shkaktuar edhe një reagim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Policia njofton se makina është gjobitur maksimalisht për parkim të gabuar në shumën 3 000 lekë, por nuk është zhvendosur nga vendi siç bëhet me makinat e tjera të kapura në të njëjtat kushte për shkak se ishte shumë e ulët.

Policia e Tiranës ka publikuar edhe fletë-gjobën, në të cilën vërehet një detaj që më shumë gjasë do të shkaktojë edhe më tepër debate. Makina e ka kryer shkeljen në Rrugën e Kavajës, shumë pranë zonës së “21 Dhjetorit”, por në fletë-gjobë vendi i konstatimit të shkeljes figuron në Rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e Kinostudios, ose më saktë në oborrin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nuk ka dhënë shpegim për këtë fakt të çuditshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

REAGIMI I PLOTË I POLICISË SË TIRANËS

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim¬ qëndrimi.

Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites. Në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.

Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.

Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.

Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit. Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?