Cukali: Qeveria po mundohet të kapë AMA-n, instrument me gjoba i partisë në pushtet

I ftuar në RTV Ora, kreu i Këshillit Shqiptar të Medies, Koloreto Cukali u shpreh se Bordi i AMA-s përbëhen nga 7 anëtarë dhe kërkohet që me parlament të emërohen 5 nga këta anëtarë.

Sipas Cukalit, një hap i tillë bën që të mos ketë më opozitë brenda bordit dhe se mundësi që të gjithë këta anëtarë që do të futen të jenë të ushtarë të partisë.

Cukali: Bordi i AMA-s përbëhen nga 7 anëtarë dhe kërkohet që me parlament të emërohen 5 nga këta anëtarë duke bërë që të mos ketë më opozitë brenda bordit. Kështu ata do të kenë shumicën cilësuar për të marrë çdo vendim. Partia në pushtet kap AMA-n, pasi e dimë se ka një kuvend një ngjyrës, pra, një partiak të cilin e ka nën kontrollin e vet. Ka shumë mundësi që të gjithë këta anëtarë që do të futen të jenë të ushtarë të partisë.

Mediat audiovizive tashmë do të jetë nën kontroll dhe fuqia e AMA-s mbi këto media, që varjon nga gjobat dhe sanksionet do të jetë shumë i madh. Pritet që të kemi një ristrukturim të statusit të AMA-s pasi është menduar nga qeveria si një instrument që do të merret edhe me botën e online tashmë. Një institucion i kapur pa asnjë zë opozitar dhe pa balancë, ashtu sikurse është parashikuar në ligj, duhet që për çdo vendim të ketë një konsensus. Po tentohet që ky konsensus të eliminohet dhe vendimet e AMA-s të jenë vendimet e partisë në pushtet.

Cukali shtoi se ka një projekt për të ndryshuar AMA-n në pamundësi për të futur atë paketën anti-shpifje, pasi e kritikoi Evropa, po mundohet që të ndryshojë AMA si institucion.

Cukali: Ka një projekt për të ndryshuar AMA-n në pamundësi për të futur atë paketën anti-shpifje, pasi e kërkoi Evropa, po mundohet që të ndryshojë AMA. AMA duhet ndryshuar, por për tu bërë një institucion sa më demokratik, por po ndodh e kundërta. Ky është një shqetësim i madh se po çon një përqendrim të madh në duart e qeverisë. Nëse AMA merr akoma më shumë pushtet, kur ka qenë e pabesueshme, imagjinon pas këtyre ndryshimeve. Edhe Komisioni i Venecias ngriti shqetësimin se AMA nuk është një institucion i pavarur, por tashmë edhe ajo pak autonomi zhduket komplet.

SHKARKO APP