Cukali: Shembja e teatrit, faza e fundit e vendosjes së komunizmit në Shqipëri

Mënyra e komunikimit të kryeministrit Rama me gazetarët në Kosovë, për drejtuesin e Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali është e papranueshme.

Sidomos pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Në një intervistë për RTV Ora cukali shprehet se kjo është faza e fundit e instalimit të komunizmit në Shqipëri.

Cukali: Aty kishte dhe disa të tjerë që dukeshin sikur e kishin anëtar të familjes Ramën. Persona që nuk kanë lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri dhe të jenë kaq të afërt me Ramën dhe duke mbrojtur një kryeministër që nuk është i tyre. Mirë këtu që i dhunon gazetarët, nuk e kuptoj se si ndodh në Kosovë. Kjo më shqetëson më shumë. Më vjen gati për të qeshur që kryeministri citon Kantin jashtë kontekstit. Më duket e tepërt kjo gjë pasi ka shembur një teatër.  Kemi arritur në fazat e fundit të instalimit të një diktature. Jo si ajo që kemi parë në atë të kohës së Enverit. Është një komunizëm i veshur me një pamje demokratike. Kjo ka ardhur gradualisht deri në demonstrimin e dhunës. Përkulja e ligjit pa asnjë lloj frike për atë që mund ta gjejë. Ka qenë shproporcionale. Ajo është një frymë institucionale për dhunë. 

Gjithashtu Cukali dënon dhe dhunën dhe terrorin e përdorur nga policia kundrejt protestuesve ditën e dielë. Për të, ndërhyrja e forcave Renea dhe të FNSh-së gjatë orëve të para të mëngjesit për shembjen e teatrit është e kundraligjshme.

Cukali: Përtej godinës dhe shembjes ka shumë kundërvajtje ligjore. Unë nuk besoj që FNSh dhe Renea e kanë tagrin ligjor për të ndërhyrë ndaj njerëzve që flenë. Ata djem dhe vajza, gjysma janë artistë dhe profesorë. Nuk kishin asnjë lloj rrezikshmërie. Atë natë unë duhet të isha aty, por në orën 1 kur vajta aty dhe pashë se ishin liderët e opozitës që premtuan se do jemi ne këtu, unë u ktheva i qetë në shtëpi. Këtu po mundohet të manipulohet në dy forma. Përmes naracionit zyrtar të gënjeshtërt që vjen përmes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë dhe shqetësimi tjetër është se është aktivizuar një komunitet njerëzish që janë paguar për të sulmuar dhe denigruar. 

SHKARKO APP