Cukali: Veliu të jap dorëheqjen, protestuesit po dhunohen në komisariate
Drejtor ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali duke komentuar ditën e pestë të protestës ka denoncuar faktin se disa komisariate janë të tej mbushur me protestues dhe po u shkelen të drejtat dhe abuzimi ka shkuar deri tek keqtrajtimi dhe dhuna.
”Mesazhi i terrorit është ”Mos të shoh më në rrugë”. Kam qenë prezent dhe kam parë policinë të reagojë më mënyrë agresive për njerëzit që vetëm rrinin. Kjo frymë është ndjerë prej shumë kohësh dhe kjo duhet të pushojë. Kreu i policisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk është e mjaftueshme për është hapi i parë. Kemi nevojë që policia të ndryshojë. Policia është nxjerr në rrugë me frymën e gabuar dhe e pa përgatitur”, u shpreh Cukali.