“Çunat e Vlorës” këngë për Kokëdhimën dhe legalizimin e hashashit (VIDEO)

 

Në një kohë kur mesazhet nëpërmjet rrjeteve sociale kanë filluar të kenë shumë impakt dhe të fitojnë një shikueshmëri shumë të lartë, numri i tyre sa vjen e shtohen. 

Kështu, një i ri nga qyteti i Vlorës ka zgjedhur që nëpërmjet një videoje të cilën e ka publikuar në Youtube, ti bëjë një kërkesë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për legalizimin e drogës, ku sipas gjasave duhet ta ketë fjalën për legalizimin e marijuanës, kërkesë të cilën e ka bërë më herët edhe Deputeti Socialist, Koço Kokdhima.

Duke kënduar tekstin e këngës, të cilin me sa duket ai e ka pregatitur vetë thotë se i kërkon shtetit të legalizojë drogën sepse çunat e Vlorës do vazhdojnë ta pinë atë. “ Do pimë drogë, do i nxjerrim fundin dhe dreqit” thotë teksti i këngës. Në videon e publikuar, i riu nga vlora ka bërë publik edhe identitetin e tij, ai quhet Armando Velaj 

SHKARKO APP