“CV” e pasur me vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë
Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes.
Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga Saranda dhe një 17-vjeçar
Ky shtetas, sipas Policisë, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë.
“CV”-ja e 18-vjeçarit
• Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
•Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
•Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
•Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
•Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
•Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
•Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xh. B., 17 vjeç, pasi në datën 19.11.2020 i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi.