Daily Express: “Qeveria e korruptuar lë Shqipërinë të varfër dhe zemërthyer për në BE”
Ndonëse në Britani po votohet mbi pyetjen e referendumit nëse vendi duhet të mbesë në BE-së apo të largohet, mediat britanike, “Daily Express”, ka ardhur në Shqipërinë, ku nëpërmjet një reportazhi ka treguar mbi krizën ekonomike që gjendet në vend dhe dëshirën e vendasve për anëtarësimin në BE. Në artikullin e botuar gazeta ka thënë se: “Një vend i varfër i cili i ofron të rinjve të saj perspektivë të zbehtë të punësimit, ka mijëra të paregjistruar dhe ka “familje që enden rrugëve” dhe një qeveri të quajtur “të korruptuar nga njerëzit e saj”, është duke kërkuar mbështetje nga Britania dhe vende e tjera të BE-së për të shpëtuar atë. Të rinjtë shqiptarë janë larguar nga vendi, në kërkim për punë në të gjithë kontinentin.
Duke komentuar mënyrat e largimit, gazeta ”Daily Express”, shkruan se disa përdorin Marrëveshjen Shenge të BE të udhëtimit pa viza, për në Itali dhe Gjermani kjo për të punuar. Ndërsa të tjerët rrezikojnë kalimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Më tej editoriali nënvizon se situata në vend është në mënyrë të tmerrshme, shumica e familjeve janë ndarë me fëmijët. “Express.co.uk” foli me pronarët e bizneseve të cilët pretendojnë se varfëria ka dëmtuar jetën. Burra të moshuar qëndrojnë në rrugë, shesin këpucët e tyre, ndërsa të tjerët përpiqen të shesin pula ose cigare të lira. Dhe ata duan një gjë, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Hysen, 58 vjeç në një prononcim për gazetën ka thënë se: “Është shumë e vështirë, shumë e keqe situata sepse klientët tanë nuk kanë të holla në mënyrë që të paguajnë. Bashkimi Europian do të përmirësojë Shqipërinë në përgjithësi, ajo do të sjellë të holla këtu. Djali im punon jashtë vendit, në Itali. Ai duhet të punojë derisa në moshën 67 vjeçare në Shqipëri. Qeveria nuk ka dhënë ndihmë për të gjithë. Unë kam shpresë se qeveria do të ndryshojë. Ndoshta ne do të kemi nevojë ligje të reja dhe ajo të punojë për njerëzit”.

Fiqiri Mici, 54 vjeç i cili shet perime në rrugë dhe jetesën e siguron me mbajtjen e tre dhive, ka treguar për gazetën një Shqipëri ku mbizotëron vuajtja. Por jeta është e vështirë i ka detyruar bijtë e tij që të punojnë në Europë. Ai, si shumë të tjerë beson se zgjidhja e vetme është investimi nga Europa. Ai tha shprehet se: “Nuk ka punë, nëse ju shihni përreth do të shihni të rinj të moshës 25-30 vjeç, që rrinë në kafene sepse ata nuk kanë punë. Kjo është një situatë e dëshpëruar sepse fëmijët shkojnë Itali për të punuar në mënyrë të paligjshme. Unë u ndalova për të shkelur në shtetin Italian për dhjetë vjet. Unë mendoj se duhet të jemi pjesë e BE-së. Është e nevojshme. Ne nuk kemi qeveri këtu, ne jemi pa shtetësi”.
Gazeta me ironi, shton se disa kthehen nga Italia dhe Gjermania, por vetëm pak janë kthyer nga Britania e Madhe. Vetëm ata që janë kapur. Faji është me Qeverinë. Mendimi i tij është një jehonë nga njerëz në të gjithë Shqipërinë, që janë të dëshpëruar për një ndërhyrje.

Një punonjës i qeverisë i cili ka dashur të mbetet anonim ka thënë: “Ata duan të bashkohen me BE për shkak të përfitimeve ekonomike. Gjashtëdhjetë për qind e të ardhurave që vijnë në familje këtu është nga jashtë, sepse nuk ka punë”. Dhe nëse ju pyesni ndonjë shqiptar ai do ju thotë që: “Britania nuk do të largohet nga Bashkimi”. Ata janë të bindur se ata mund të kenë një jetë në Britani të Madhe pasi ata janë të dhënë pas anëtarësim.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

