“Daily Mail” paralajmëron kthimin e Lavdrim Muhaxherit me 400 ushtarë në Kosovë

Gjenerali shqiptar i ISIS­it, famëkeqi Lavdrim Muhaxheri, thuhet se është kthyer në Evropë bashkë me 400 ushtarët e tij më të besuar, duke ikur nga zona e luftës në Siri.

Shërbimet inteligjente italiane thonë se ish­punonjësi i NATO-­s, Lavdrim Muhaxheri dhe ushtarët e tij, janë mes mijëra personave që kanë ikur pas humbjeve të betejave të ISIS­it në Siri. Shumica e luftëtarëve besohet se janë maskuar si refugjatë për t’i kaluar kufijtë dhe për t’u futur në Evropë pa u identifikuar, shkruan “Daily Mail”.

Muhaxheri, ndryshe i njohur si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm lider shqiptar i ISIS­it, por edhe një ndër figurat më publike, duke u njohur si rekrutues i një numri të madh të xhihadistëve të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kishte shkuar në Siri në vitin 2012, dhe qysh atëherë është shfaqur në shumë video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen xhihadit, e gjithashtu ka publikuar fotografi duke ia hequr kokën një mashkulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?