Daja i 8-vjeçarit që u vra dje në Fier: Kriminelin ta varin, s’dua asgjë tjetër!

Daja i vogëlushit Mateo Veisiu, që u vra dje në mënyrë makabre nga fqinji në Fier, ndodhet pranë familjes në këto ditë të zeza për ta. Apeli i tij është vetëm varje për autorin, nuk kërkon asgjë tjetër.

Nga shteti kërkojmë vetëm varje. S’ka ligje. Apeli im më i madh është ma nxirr aty në mes të Fierit ma var, asgjë tjetër. Ky është apeli i fundit. Shteti do ta marrë, do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, thotë Nikolin Braja me lot në sy e mjekrën që i dridhet.
Vogëlushi do të përcillet sot në banesën e fundit, teksa pranë shtëpisë së tij edhe sot janë vendosura forca të shumta policie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?