Daja i Hekuran Billës: Të vranë për…
Ende nuk ka gjurmë të autorit/ve që ekzekutuan Hekuran Billën. Familja e të ndjerit, konkretisht daja Kujtim Lleshi, përmes një postimi publik në facebook, e ka përshkruar nipin e tij krejtësisht ndryshe, duke thënë se është i indinjuar që në në media është përfolur si “kontigjent kriminal” “vrasës” apo që merrej me drogë e prostitucion. Daja zbulon se Billa në Londër është marrë me mundje, ku sipas tij për dy vite rresht ka fituar vendin e parë në të gjithë Britaninë, e ndërsa për vrasjen e Prel Markut, daja thotë se ai nuk ka asnjë lidhje. Ekzekutimet përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reagimin e fortë të arqipeshkvit të Shkodrës. Ai ka bërë apel që familjet të heqin dorë nga vrasjet dhe hakmarrjet pasi shumë zemra nënash po lëndohen nga vrasja e djemve të rinj. Massafra theksoi se hakmarrja është fitorja e dashurisë, dhe jo të vrasësh atë që të ka vrarë.
Postimi i plotë
Te vrane per se dyti nipi im i dashur. Ti pate fatin e keq te perballesh me kriminele dhe humbe jeten por ne patem fatin e keq te degjojme nga mediat lajme te felliqura qe tu ngarkuan ty. Kush ishte Hekuran Billa.
Ne Vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukesit ne Londer. Ishte 19 vjeç. Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes. U shpall dy vite rrjesht kampion i gjith Britanise ne mundje.
Ate kohe kur ne nuk e njihnim akoma shijen e dokumentave. Nipi im fitoi qytetarine Britanike. Kjo si rezultat i sjelljes shembullore dhe sukseseve ne sport. Fati i keq i tije qe u ndodh ne vendin e gabuar, ne nje lokal ku u krye nje vrasje. Miku i tij i afert ishte perplasur me nje grup njerezish dhe ate nate rane ne gracken qe ju pregatit, rezultati u vra njeri nga kundershtaret. Nipi im u arrestua dhe u denua se bashku me ate personin qe kreu vrasjen.
Si gjithmone qe ne e hame mori denimin maksimal. Une nuk kuptoj se si mund ti vishen nje njeriu, te gjith ato akuza, kur ai ishte ne burg i akuzuar vetem per vrasje. Ku ishte prostitucioni? Po droga? Ku i moren keto informacione.
Nipi u lirua me kusht sepse cdo rrethane e lehtesonte qindra mijra njerez te njohur e panjohur qe moren sot pjese ne varrim e deklaruan sjelljen e tije perfekte. Ishin sot intelektuale artiste qe e oercollen ne banesen e fundit, ishte nje fatkeqesi qe i ndodhi por u perlye me fjalet, kontigjent krimi precedente penale, vrases etj. Jane me qindra qe kane njohur dashamiresine e tije. Por si cdo gje qe eshte ketu paradoks edhe per nipin tim keshtu ndodhi. Paqi faqen e zeze o gazetare te felliqur. Zoti te dhurofte parajsen nip. Faleminderit ju miq qe me ngushelluat.