Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, Avokati mbërrin në Policinë e Tiranës
Edhe pse ka një heshtje nga SPAK, deri më tani ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza vetëm për shpërdorim detyre, kjo dy herë.
Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Ngritja e akuzës u ngrit pas padisë që banorët e pallatit nr 8, lagjja 5 në Durrës për të cilën banorët bënë kallëzim në SPAK në shtator 2020. Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish-kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës