Dako drejt rikonfirmimit si kryebashkiak, mbi 10 mijë vota para

Kandidati i majtë Vangjush Dako vijon të ruajë një avanzh të ndjeshëm me 10.515 vota kundrejt Grida Dumës së PD-së në bashkinë e Durrësit.

Deri në orën 14:57  grupet e numërimit kanë numëruar 240 QV nga 310 që janë gjithsej.

Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dako i PS-së deri tani ka 43.232 vota, ndërsa Duma 32.717 vota.

SHKARKO APP