Dakon e dërgojnë në paraburgimin e Durrësit, në njëjtin vend ku janë…
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është në izolim në paraburgimin e Durrësit. Dako ndodhet në të njëjtin vend me Lefter Kokën dhe me ish-deputetin e PS Alqi Bllakon.
Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO) ka lënë në burg ish kryebashkiakun Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Ish-numri një i qytetit të Durrësit ka qenë i pranishëm sot në sallën e gjyqit, ku ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Ai ka pretenduar se ka zbatuar ligjin dhe se ka firmosur mbi akte të përgatitura nga specialistët.
Përmes avokatit, Dako ka kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.