Dalin 8 fletë votimi tepër në njësinë 2 Tiranë, kryetari i KZAZ: Do ta zgjidhë KQZ

Njësia e dytë më e madhe në Tiranë KZAZ nr.32  në njësinë 2 ka përfunduar procesin e numërimit të votave për 88 kuti, dhe deri tani kryeson PS me 17.169 vota, PD 14.177, LSI 2015 dhe PSD 840 vota.

Rezultati i kutisë së fundit nuk është pasqyruar ende për shkak të një problemi pasi janë gjetur 8 fletë më shumë në kuti.

Kryetari i kësaj KZAZ thotë :” Procesi i numërimit u mbyll përsa i përket subjekteve partiake rreth orës 14:00. Kutia e fundit pati një mosrakordim prej 8 votash, pasi u administrua dhe materialet zgjedhore dolëm në përfundimin se kishte  dhe një mospërputhje të procesverbalit që na kishte dërguar KQZ. Pjesa e problematikës ka vazhduar zinxhir, derisa na u pasqyrua ne këtu. Ne e kemi mbyllur si proces, e kemi hedhur në sistem, ndërsa për këtë situatë i mbetet KQZ që ta administrojë si problem. Kjo është procedurë e KQZ.”

SHKARKO APP