Dalin emrat e autorëve të dyshuar të atentatit në Lezhë
Policia e Lezhë ka identifikuar tre autorët e dyshuar të atentatit të ndodhur më 26 prill, ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Sipas të dhënave zyrtare, të dyshuar për ngjarjen janë shtetasit Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç, të tre banues në Lezhë.
Autoritetet bëjnë me dije se personat e identifikuar janë shpallur në kërkim dhe vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit po vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa në terren janë angazhuar struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

