Dalin emrat e personave të përfshirë në aksidentin e Dibrës

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, në zonën e njohur si “Grevë”, ku u përfshinë një automjet tip “BMW” dhe një furgon.

Sipas informacioneve të para, automjeti me të cilin udhëtonin babë e bir, teksa lëvizte nga Peshkopia në drejtim të Maqellarës, dyshohet se ka humbur kontrollin, ka kaluar në kahun e kundërt dhe është përplasur me furgonin që po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur Ylli Melani, rreth 69-70 vjeç, dhe djali i tij Alban Melani, 36 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Dibrës, ndërsa më pas janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime mjekësore bëjnë me dije se fatmirësisht babë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?