Dalin jashtë funksioni dy nga pajisjet elektronike në Qarkun e Fierit, ndërpritet përkohësisht procesi i votimit

Ka ndaluar përkohësisht procesi i votimit në dy Qendra Votimi në Qarkun e Fierit, më konkretisht në njësinë e Kumanit dhe Libofshës.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se në qendrën e votimit 36, 36 në Kuman, ka dalë jashtë funksioni pajisja elektronike dhe po pritet ardhja e teknikëve për të zgjidhur problemin.

Gjithashtu e njëjta problematikë është shfaqure edhe në Libofshë, ku në Qendrën e Votimit me numër 31, 91, pajisja elektronike nuk ka funksionuar as në mënyrë manuale.

“Ndodhem në Kuman, paranë disa mjediseve të kësaj qendre është votuar 36, 36 procesi i votimit, pasi pajisja elektronike që automatikisht duhet të nxjerrë të dhënat e personit të printuar nuk ka funksionuar. Ka ndalur procesi, pasi po pritet ardhja e teknikëve për ta zgjidhur problemin. I njëjti problem me pajisjen identifikuese, ka bllokuar procesin në Libofshë, aty ku në qendrën me numër 31, 91, ku është bllokuar procesi pasi pajisja identifikuese as manualisht nuk ka funksionuar”, tha gazetari.

SHKARKO APP