Dalin pamjet e frikshme të aksidentit në Vorë, polici fluturon disa metra në ajër

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit të ditës së sotme në Vorë, ku makina e drejtuar nga një 20-vjeçar përplasi një polic rrugor.

Sikurse edhe mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, automjeti i 20-vjeçarit ka ardhur me shpejtësi dhe e ka hedhur disa metra tutje policin.

Një efektiv tjetër i policisë rrugore i ka bërë thirrje me tabelë të ndalojë, por 20-vjeçari pasi nuk ka pasur mundësi të parakalojë, ka frenuar dhe nga devijimi ka përplasur efektivin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrulla e policisë ishte e vendosur për të kryer kontrolle dhe kishte ndaluar një automjet tip BMW X5, pasi ndaj shoferit ishin duke u kryer veprimet procedurale për masë administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Ekskluzive/ Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit në Vorë, polici fluturon disa metra në ajër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?