Dalin pamjet e grabitjes në Fier, autorët hyjnë bosh dhe dalin me çantat plot, momenti kur …

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për “News 24″e “BalkanWeb” video nga grabitja e ndodhur dy ditë më parë në qendër të Fierit, ku persona të maskuar kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçareje.

Nga kamerat e sigurisë, shihen të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur hyjnë në pallat vetëm me çadra në duar, e deri kur largohen me çanta shpine e dore të mbushura plot me sende të vjedhura.

Siç shihet nga pamjet, grabitësit hyjnë në pallat me çadra, të cilat i mbajnë hapur edhe teksa ngjiten shkallëve, deri te dera e banesës që grabisin, në katin e nëntë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, kur në banesë nuk ka pasur njeri, dhe pasi grabitësit janë siguruar që e zonja e shtëpisë nuk ndodhej aty, kanë hyrë brenda, duke marrë bizhu dhe para.

Swiss Digital Mobile Reklama
Dalin pamjet e grabitjes në Fier, autorët hyjnë bosh dhe dalin me çantat plot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?