Dalin rezultatet për stafin e spitalit të Lezhës

Bluzat e bardha janë në vijën e parë në këtë pandemi të Covid-19, pasi po shpëtojnë jetë. Por nga ana tjetër, kjo i bën edhe më të ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës. Stafi i spitalit rajonal i Lezhës, konkretisht pavioni i ortopedisë mund të marrin frymë lirisht pasi i gjithë personeli i spitalit rezultuan negativ nga virusi i ri, pas publikimit të rezultateve të testeve që ata kryen.

Është Shoqata e Infermierëve Lezhë, e cila përmes një postimi në facebook ka njoftuar pak minuta më parë se rezultati i testit për personelin e Spitalit Lezhë është negativ për COVID-19. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Ledion Prendi në faqen zyrtare të Shoqatës.

“Lajm i mirë për të gjithë personelin e spitalit Lezhë, që rezultoi negativ në testin e bërë për Covid-19. Zoti ju ruajt dhe mirënjohje pafund për punën tuaj humane dhe me vlera jetësore. Kam ndjerë këto dy ditë çdo shqetësim tuajin në mesazhet që më keni bërë, e s’mundem dot pa gëzuar për secilin prej jush si të isha dhe unë në mesin tuaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?