Dalja për të pirë një cigare i kushtoi arrestimin, policia merr me forcë të riun në Tiranë

Në kuadër të masave për kufizmin e lëvizjeve në këtë situatë pandemie, forcat e shumta të policisë kanë qënë të vendosura kudo nëpër rrugët e shqipërsië.

Një denoncim të cilin e ka publikuar JOQ thuhet se një person është futur me forcë në makinën e policisë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Denoncuesi shkruan se personi në fjalë, kishte dalë të pinte një cigare poshtë pallatit dhe se efketivët e kanë futur me shunë në mjet, në vend që ta gjobiznin.

Në video dëgjohen njerëz që thonë: Ule kokë, ule!
“Pershendetje JOQ! Te lutem doja te denoncoja kete rast qe ka ndodhur sot te rruga e Elbasanit, te nje qytetari te Tiranes i cili vetem sepse donte te pinte cigare poshte pallatit ne vend qe Policia e Shtetit t’i vinte gjobe (nese e quajne kaq skandaloz kete veprim) rreh edhe dhunon ne menyren me brutale dhe cnjerezore qe eshte pare. Nderkohe djali eshte dhunuar edhe ne ambientet e komisariatit te policise nr.1. Faleminderit,”- shkruhet në mesazh.

SHKARKO APP