Dallimet globale, Shqipëria lë pas Britaninë, Italinë dhe vendet e Ballkanit
Në raportin e fundit global për dallimet gjinore, i cili përgatitet nga Forumi Ekonomik Botëror që prej vitit 2006, Shqipëria renditet e 20-ta duke lënë pas Britaninë, Italinë dhe gjithë shtetet e Ballkanit.
Në raport vendi ynë konsiderohet si një prej vendeve me nivelin më të lartë të përmirësimit për dallimet gjinore.
Indieksin e kryeson prej shumë vitesh Islanda dhe pas saj renditen Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.
Renditja tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë rënë me dy vende, duke u pozicionuar në indeksin e ri në vendin e 53-të kurse Kina në vendin e 106.
Raporti tregon dallimet gjinore të çdo shteti, në fusha të tilla si ekonomia, politika, arsimi dhe shëndetësia.
Në vitin 2012 Shqipëria renditej në vendin e 91-të në listën që kishte atëherë 135 shtete.