Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Damian Gjiknuri bashkëbisedim me pensionistët në Prrenjas: Së shpejti dhe paketa tjetër e ndihmës. Mbështetja juaj për të vijuar me punët e mira

Aktualitet E hënë, 20 Shkurt 2023 18:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e qytetit të Prrënjasit. Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut u shpreh se vëmendja e PS ndaj kësaj grupmoshe nuk ka munguar asnjëherë. Ai theksoi se dhe masat e marra gjatë pandemisë dhe krizës së çmimeve si pasojë e luftës, treguan qartazi vullnetin e kësaj maxhorance për të mbrojtur shtresat në nevojë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pavarësisht kushteve të vështira që kemi qenë, sepse Shqipëria këto vite ka kaluar situata jo të lehta, tërmeti, pandemia, kriza e çmimeve sidomos me luftën në Ukrainë dhe inflacioni që preku mbarë botën, ndikoi natyrshëm dhe në ekonominë e familjeve tuaja. Por qeveria ndërmori dy masa shumë të rëndësishme. E para, mbajti nën kontroll çmimin e energjisë elektrike sepse nëse në vendet e tjera energjia u reflektua me çmimet e tregut energjia te ne mbeti njësoj. Shteti harxhoi mbi 500 milion euro nga buxheti i vitit të kaluar vetëm për t’i ardhur në ndihmë sektorit energjitik për të mbajtur çmimin të pandryshuar. Kjo ishte për të mos goditur njerëzit më të prekur që në këtë rast janë dhe pensionistët, pra njerëzit më të moshuar. Kjo është një formë direkte e ndihmës që ka dhënë qeveria për të gjithë shtresat më të prekura apo shtresat më vulnerabël. E dyta, në kushte të vështira, qeveria u tregua prapë më e gjendshme për njerëzit sidomos me paketat e fundvitit. Pra, edhe me shpërblimin e fundvitit dhe me paketën shtesë që dha në janar”, tha Gjiknuri.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

Numri dy i socialistëve u shpreh se shumë shpejt qeveria do të japë dhe paketën tjetër të ndihmës për shtresat në nevojë dhe pensionistët. “Ne tashmë po bëjmë kalkulimin e taksës ekstra që do paguajnë këto kompanitë e mëdha të energjisë që nxorën fitime gjatë këtij viti. Kjo do t’i shpërndahet njerëzve. Besoj brenda një muaji e ca do dalë publikisht dhe vlera tjetër shtesë që do t’u shpërndahet të gjithë nevojtarëve, në këtë rast dhe pensionistëve. Pra, edhe kjo është një masë e re që pritet në një ose dy muajt e ardhshëm. Qeveria mori përsipër të mbulojë falas fishat e diabetit. Edhe kjo është një ndihmë direkte”,-tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drejtuesi politik i qarkut kërkoi mbështetjen e qytetarëve ndaj PS dhe kandidatit të saj për të vijuar punët e mira të bëra. “Kërkojmë që si Parti Socialiste, përfshirë dhe Nuren, të kemi mbështetjen tuaj është pikërisht për të vazhduar këto punë të mira. Do thotë dikush, po mirë zgjedhje vendore janë! Janë dhe politike. Kundërshtarët tanë pak gjëra të mira i kanë sjellë këtij vendi. Pikërisht janë ata tani të parët që duan të flasin për përmbysje, për frenim të zhvillimit, të shporret kjo qeveri, e të tjera me qëllim që të kthehet Sali Berisha me Ilir Metën prapë në qeveri. Kjo është e vërteta. Dhe këto zgjedhje lokale duan t’i shfrytëzojnë për këtë qëllim që të krijojnë idenë sikur ata po vijnë në pushtet, gjë që për mua s’ka fare mundësi, por po e them kush është synimi i tyre. E shikojnë që nuk vijnë dot me votë e çfarë bëjnë tani stisin protesta, stimulojnë kriza, bëjnë ato shfaqet e shëmtuara në parlament me bilbila. Saliu ka që në 91’-shin që merret me politikën e Shqipërisë dhe ja ku jemi”, nënvizoi Gjiknuri, teksa shprehu besimin se Korridori 8 do të sjellë më shumë zhvillimin për Bashkinë e Prrenjasit.

Kryebashkiaku Nuri Belba deklaroi se qyteti brenda 4 viteve është transformuar duke njohur investime të rëndësishme falë dhe mbështetjes së qeverisë socialiste. “Ne kemi ardhur në krye të bashkisë pas dy mandatesh rresht të PD-së dhe LSI-së. Kemi gjetur shumë probleme, por kemi zgjidhur shumë probleme. Kemi qenë pa spital, tani kemi spitalin, i cili falë dhe mbështetjes së kryeministrit është bërë realitet, që sot e kemi me kushte komode. Kemi bërë ndërhyrje në qytet në shumë rrugë të qytetit, por edhe në njësi. Kemi prekur pothuajse çdo fshat me ato investime që në i kemi detajuar me ju. Kemi pasur mbështetjen e qeverisë sidomos në një sektor shumë jetik siç është furnizimi me ujë të pijshëm. Kjo mbështetje do vijojë. Buxheti i vitit 2023 i detajuar në bashki përfshin shumë investime”, tha Belba.

Etiketat e lidhura

Damian GjiknuriPerrenjasPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.