Damian Gjiknuri me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit. Ja për çfarë u mblodhën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte ecuria e procesit të analizës postzgjedhore, si dhe procesi i regjistrit të anëtarësisë.

Gjatë fjalës së tij pas përfundimit të takimit Gjiknuri u shpreh se: “Patëm rastin të mbledhim të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjitha Bashkitë. Ishte një analizë në lidhje me ecurinë e procesit të analizës post-zgjedhore dhe njëkohësisht edhe ecurisë së procesit të regjistrimit të anëtarësisë. Është një analizë e nevojshme pasi Partia Socialiste ka hyrë në një fazë intensive të ristrukturimit, që do të thotë përgatitja e partisë ndërmjet periudhave zgjedhore për të qenë gati në çdo moment”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri dy i Partisë Socialiste theksoi gjithashtu se përfundimi i këtij procesi do konkludojë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi, që Partia Socialiste të konsolidohet më tej si forca më e organizuar politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperiencat e krijuara në zgjedhjet e fundit dhe përmirësimet e nevojshme që do të dalin nga procesi i analizës do i konkludojmë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi, që Partinë Socialiste ta konsolidojmë si forcën më të organizuar politike. Gjithmonë për të çuar përpara interesat e publikut shqiptar. Frytet e këtij takimi besoj se do reflektojnë në qasjen strategjike të Partisë Socialiste. Sekretari Digjital dhe Sekretari Organizativ janë dy komponentët e nevojshëm për ta bërë shumë efektiv organizimin e Partisë Socialiste”.

Sekretari Organizativ Blendi Klosi gjatë mbledhjes u shpreh se rikthimi i forcës tek partia dhe organizimi struktural i partisë është fokusi kryesore. Partia duhet të jetë aktive dhe jashtë proceseve zgjedhore.

Kurse Etjen Xhafaj, Sekretari për Digjitalizimin e vuri theksin tek rëndësia ë një regjistri digjital të të gjithë anëtarësisë efektive. Pasja e këtij regjistri do të lehtësoj dhe komunikimin e strukturave me njëra-tjetrën, por edhe të drejtuesve të Partisë Socialiste me bazën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?