Damian Gjiknuri: PS e gatshme për bashkëpunim me opozitën

Sekretari i Përgjithshëm socialist, Damian Gjiknuri, rikonfirmon edhe njëherë se mazhoranca do të ketë gjithë vullnetin për bashkëpunim me opozitën.

Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Gjiknuri në Facebook.

Postimi i plotë i Gjiknurit

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderim i përzemërt për 768,134 anëtarët, simpatizantët e mbështetësit që me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.
Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?