”Dan Hutra, serial killer”, gazetarja rrëfen bisedën nga burgu me vëllanë e Etleva Kurtit
3 jetë u shuan sot, 3 gra u vranë nga një dorë. E para u vra Etleva Kurti. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga kontakti me vëllanë e saj, i cili ka deklaruar se nga burgu se ka qenë pikërisht Hutra vrasësi i së motrës.
Ai ka shpjeguar së ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve që të dy kanë pasur në burg, ndërsa ka shtuar se dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka asnjë lidhje mes autorit dhe motrës së tij.
“Në atë kohë më merr në telefon Vladimir Kurti që po qante me të madhe dhe nuk po arrinte të më shpjegonte se ç’kishte ndodhur. Ai më shpjegoi që sapo kishte dëgjuar ngjarjen në Paskuqan ka telefonuar motrën e cila nuk i përgjigjej dhe e dinte që ishte ai autori sepse kishte pasur shumë konflikte me të në burg madje kishte pasur tentativa për ta vrarë. Ai më tha që në atë kohë kishte pranë tij të cilët i bënin thirrje familjarëve të mos dilnin nga shtëpia pasi kishin frikë se mos u ndodhte gjë edhe atyre. Një nga meraqet e tij ishte që mora e tij të mos varrosej me njollë sepse nuk kishte asnjë lidhje mes saj dhe autorit”, tha ajo.