Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dorëzohet Danimarka/SHBA-ja, Groenlanda drejt marrëveshjes historike. Fiton Trump

Dorëzohet Danimarka/SHBA-ja, Groenlanda drejt marrëveshjes historike. Fiton Trump

Aktualitet
E shtunë, 19 Shtator 2026 08:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me kërkesat dhe kërcënimet e tij në lidhje me Groenlandën, presidenti amerikan Trump shkaktoi tensione brenda NATO-s. Tani SHBA-ja, Danimarka dhe Groenlanda synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje. Mosmarrëveshja për Groenlandën duket se po i afrohet fundit. Javën e ardhshme pritet të nënshkruhet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara,  njoftuan qeveritë e Danimarkës dhe Groenlandës.

Presidenti amerikan Donald Trump foli për një marrëveshje të përfunduar edhe para nënshkrimit të saj. “Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Mbretërinë e Danimarkës dhe Groenlandën, e cila i jep SHBA-së kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha çështjet e tjera në Groenlandë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Sipas Trumpit, SHBA-ja do të ketë të drejtën të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen e ishullit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Frederiksen: “E mirë për NATO-n dhe Evropën”

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi se bëhet fjalë për një marrëveshje që “forcon sigurinë tonë të përbashkët në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut dhe për këtë arsye është e mirë edhe për NATO-n dhe Evropën”. Qeveria e Danimarkës pret që marrëveshja të nënshkruhet javën e ardhshme gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Më pas, ajo duhet të kalojë procedurat parlamentare për të hyrë në fuqi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen gjatë vizitës në Berlin, janar 2025
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi se bëhet fjalë për një marrëveshje që “forcon sigurinë tonë të përbashkët në Arktik dhe në Atlantikun e VeriutFotografi: IPON/IMAGO

Kreu i qeverisë së Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se marrëveshja “u shërben të gjithëve”. Ajo njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës, si dhe të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje, shkroi ai. Pikërisht këtë formulim Nielsen dhe Frederiksen e kishin përdorur vazhdimisht gjatë kulmit të krizës së Groenlandës.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 5 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 5 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 5 orësh

Mosmarrëveshje që zgjati me muaj

Gjatë muajve të fundit, Trump kishte ngritur pretendime ndaj Groenlandës, ishullit më të madh në botë. Presidenti amerikan e justifikonte këtë, ndër të tjera, me argumentin e sigurisë në Arktik dhe nuk e përjashtoi as përdorimin e forcës, nëse do të ishte e nevojshme. Deklaratat e tij shkaktuan kundërshtime të forta.

Groenlanda gëzon një shkallë të gjerë autonomie, por është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Të dyja palët kanë theksuar vazhdimisht se Groenlanda nuk është në shitje. Në janar të këtij viti, SHBA-ja, Danimarka dhe Groenlanda ngritën një grup pune të nivelit të lartë për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth ishullit në Atlantikun e Veriut.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 4 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 5 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.