Dansemusik Festival vjen me një super emër, Rama: DJ ALOK për herë të parë në Shqipëri
DJ Alok, një prej muzikantëve me famë botërore, do të performojë për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e edicionit të dytë të Dansemusik Festival.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se festivali do të zhvillohet më 16 gusht në shëtitoren Lungomare të Vlorës, ku DJ dhe producenti brazilian do të jetë i ftuari special i mbrëmjes.
Eventi pritet të sjellë një mbrëmje me muzikë elektronike dhe performanca live, ndërsa hyrja për publikun do të jetë falas.
Dansemusik Festival rikthehet këtë vit me edicionin e tij të dytë, duke e shndërruar Lungomaren e Vlorës në një skenë të madhe muzikore, si pjesë e aktiviteteve artistike dhe kulturore të sezonit turistik veror.
KOHA JONË SONDAZH

