Darka e Mitsotakis, deputeti Krashi: Vendim emocional për të mos ftuar Ramën
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi ka komentuar darkën joformale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mistotakis me lidreët e Ballkanin Perëndimor, dhe për faktin se nuk u ftuar kreu i qeverisë shqiptare.
Krashi tha se ky vendim ngjan më shumë si emocional dhe jo diplomatik. Sipas Krashit, çështja e Belerit është një çështje që ka të bëjë me drejtësinë.
”Ne jemi aleatë me Greqinë. Unë vendimet e gjykatës nuk mund ti komentoj. Sa i përket faktit që ka ftuar disa lider të Ballkanit, arsyen se pse ka zgjedhur të ftojë presidentin janë tërësisht në dorën e tij. Mungesa e tij atje do të ndihet. Unë do ta quaj vendim emocional, për shkak të një situate ku kërkohet të ndërhyhet. Por kjo është çështje e drejtësisë”,-tha Krashi.