Dash Peza rrëzoi propagandën, Rama nuk flet por sulmon Bashën. Gazetari: Pse akuzat vijnë në prag zgjedhjesh?

Kaseta me filmimet e masakrës së Krushës, i është doëzuar televizionit BBC nga Milaim Bellanica, personi që filmoi pamjet e masakrës së tmerrshme që paramilicia serbe kreu në Krushë. Kështu tha ish-deputeti socialist Dashamir Peza, i cili me këtë deklaratë hedh poshtë akuzat e kameramanit amator nga Kosova se kreu i PD-së, Lulzim Basha e mori kasetën dhe e zhduku. Dash Peza, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe më pas deputet atëherë shoqëronte ekipin e BBC si përkthyes në Kosovë.

Kurse sonte, në emisionin ”Real Story”, kryeministri Edi Rama vijoi akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. ”Nuk jam as hetues dhe as i interesuar për detaje të tilla. E përsëris, nuk besoj që dëshmitari nga Kosova ka ndonjë motiv që t’i turret Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka qenë i vagullt duke përtypur arra në gojë, gjithmonë i përgjithshëm dhe asnjëherë të dalë dhe të flasë qartë cili është roli i tij. Gjithë kjo krijohet si paqartësi, si konfuzion dhe njerëzit të ndahen mes patriotit dhe tradhtarit, vjen nga mungesa e përballjes së hapur me insinuatën. As nuk kam bërë akuza, as nuk kam dashur të përfitoj”,-tha Rama.

Këto akuza vijnë gjithmonë në prag zgjedhjesh?

”Nuk kam asgjë tjetër në dispozicion përveç fjalës dhe fytyrës time. Ajo që po ju them është e sigurt që nuk kam asnjë mendim për zgjedhjet dhe për fushatën kur flas për këtë temë. E para është një temë kombëtare që lidhet me Kosovën. E dyta, nuk ka votime në Kosovë por në Shqipëri, dhe e dyta nuk është në horizontin tim që ka zgjedhje më 25 prill. Ka shumë njerëz që flasin që këto punë po bëhen për zgjedhjet, që rrogat po bëhen për zgjedhjet, zgjedhje, zgjedhje. Fare absolutisht! Ne sapo kemi mbyllur vitin e shtatë të mandatit. Është një debat i hapur në media dhe jo nga unë dhe partia jonë. Kur Taulant Balla ka dalë dhe ka folur një komision, disa media e lidhën me Lulzim Basha. Çështja e Lulzim Bashës është një çështje e karakterit të lidershipit”,-theksoi Rama.

SHKARKO APP