DASH: Shqipëria ende probleme me trafikimin e qenieve njerëzore
Edhe pse janë vënë re përpjekje, qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standartetet minimale për eliminimin e fenomentit të trafikimit të qenieve njerëzore si rrjedhojë, Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2 ‘thuhet në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wQEzlTEPwCM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Megjithatë qeveria shqiptare ka shënuar përparim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Qeveria shqiptare ka treguar se janë bërë hapa përpara duke dënuar gjithnjë e më shumë trafikantë. Ndër të tjera për herë të parë janë përdorë fondet speciale për mbrojtjen e viktimave nga trafikantët.
Qeveria ka shtuar fondet për Zyrën e Kordinimit kombëtar Anti-Trafik si dhe ka mbledhur rregullisht palet e interesit si dhe komitetin kombëtar të anti trafikimit.

