Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 12:27 Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë Një episod sa i pazakontë, aq edhe komik ka ndodhur në Brazil, gjatë një ndeshjeje të futbollit amator mes Divineia dhe Arroio, e vlefshme…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DASH: Shqipëria ruan qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme

Aktualitet E enjte, 18 Korrik 2024 18:18
DASH: Shqipëria ruan qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. DASH përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë. Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9 për qind në vitin 2021, 4.9 për qind në 2022, me vlerësime që e vendosin rritjen e vitit 2023 në 3.4 për qind.

Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se megjithatë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë përparim në kufizimin e korrupsionit në nivel të ulët, duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe joformale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Raporti kujton se Shqipëria vazhdon të qëndrojë keq në treguesit e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International. Në vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 98 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2022, por ende prapa renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria vuan nga një sektor i madh joformal dhe nga veprimtaritë e pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7-tës, e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në 2020. Nga viti 2020-2022, vendi iu nënshtrua katër raporteve vijuese dhe përmirësoi punën duke çuar në heqjen nga lista gri në tetor të vitit 2023.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Para 9 minutash
Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Para 31 minutash
“Jam zyrtar publik! Më jep 1 milion euro ose…”/ Si tentoi 25-veçari të mashtronte ndërtuesin

“Jam zyrtar publik! Më jep 1 milion euro ose…”/ Si tentoi 25-veçari të mashtronte ndërt...

Para 34 minutash

Komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale, thuhet në raport.

“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri”, thuhet në raportin e DASH-it në të cilin theksohet se “përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

“Investitorët amerikanë hasin në sfida për shkak të korrupsionit dhe vazhdimësisë së praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport. DASH-i thekson se të drejtat e pronësisë vazhdojnë të paraqesin sfidë në Shqipëri, sepse është vështirë të merret një certifikatë pronësie e pakontestuar.

“Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë në mënyrë të paligjshme një titull për pronësinë e tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka shfaqur vullnet për të trajtuar këtë problem, por pa përparim”, thuhet në raport.

DASH-i përmend faktin që Shqipëria ndërmori reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin sistemik duke theksuar se vendi “ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPO) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI). ), pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK.) Reforma në drejtësi mbështetet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe zbatimi është në vazhdim, me pritshmëri që suksesi i saj të përmirësojë përfundimisht klimën e investimeve në vend”. /VOA/

Etiketat e lidhura

dash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë
Para 2 minutash

Momenti viral në Brazil, futbollistit i bie paruka gjatë ndeshjes dhe më pas e merr në dorë

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime
Para 7 minutash

Chelsea kërkon mesfushor në janar, Alonso i hapur për përforcime

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 9 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!
Para 31 minutash

Si sot para 30 vitesh Azem Hajdari parashikoi vrasjen e tij!

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 15 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

4 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 15 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.