Dashamir Shehi tregon formulën që bashkon PD

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thtoë se për momentin e vetmja formulë bashkimi mes opozitës së përçarë, është ajo që të bëhen të gjithë bashkë të paktën deri në zgjedhjet lokale dhe që të shohin si kundërshtar veç qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën.

”Alternativa ka plot. Kush janë? Ideja ime është që e vetmja formulë që opozita të bashkohet ose të qëndrojë si trup opozitar është që brenda kësaj formule së formulës opozitare, ajuo që e bashkon të jetë lufta kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës. Kjo është e vetmja mënyrë.

Vija mbi të cilën të qëndrojmë të gjithë jemi kundër Ramës, pastaj mbi këtë vijën e emëruesit mund të rrijë Berisha, Meta, Shehi etj, edhe duke patur probleme me njëri-tjetrin. Kjo është e vetmja mënyrë të paktën deri në zgjedhjet lokale”.

SHKARKO APP